Site icon Telegrafi

As Haaland as Gyokeres – Deco ka vendosur kush do të jetë sulmuesi i ardhshëm i Barcelonës

Barcelona është në dijeni se Robert Lewandowski nuk do të mund të luajë gjithmonë, teksa polaku po kalon vitet e tij të fundit të karrierës dhe zëvendësuesi i tij duhet të garantojë gola dhe paraqitje të mira.

Tashmë janë përmendur disa opsione si Erling Haaland dhe Viktor Gyokeres, por kosto e lartë e transferimit të tyre është një pengesë e madhe për drejtuesit duke marrë parasysh situatën aktuale ekonomike.

Duke u përballur me këtë realitet, drejtori sportiv Deco ka vendosur të shikojë tek lojtarët që kanë potencial të madh dhe liga e Portugalisë njihet për aftësinë që ka për të zhvilluar futbollistët e rinj.

Në këtë kontekst, emri i Samu Omorodion ka marrë fuqi dhe po shihet si kandidati ideal për të marrë vendin e Lewandowskit.

Futbollisti i ri e ka treguar me paraqitjet e tij se ka aftësinë për të shkëlqyer në futbollin evropian. Stili i tij dinamik i lojës dhe aftësia e shënimit të golave, ka bërë që Omorodion të cilësohet si një lojtar që plotëson nevojat e klubit blaugranas.

Për më shumë, mosha e tij e re e lejon atë që të kontribuoj tani dhe të jetë një ‘armë’ e fortë edhe për të ardhmen.

Përvoja që ai do të fitonte në një ambient garues siç është ai i Barcelonës do të ishte diçka tejet e çmueshme për karrierën e tij.

Me Decon në krye, Barcelona është e vendosur që të bëjë një transferim i cili nuk është vetëm efektiv, por edhe i qëndrueshëm për të ardhmen./Telegrafi/

Exit mobile version