Fenerbahce dhe Trabzonspor janë në bisedime me Milanin në përpjekje për transferimin e dyshes, Gustavo Gomez dhe Jose Sosa.
Sipas Gazzetta dello Sport, shefat e Fenerit janë në Milano dhe duan të arrijnë marrëveshje për mbrojtësin Gomez, i cili konsiderohet tepricë në San Siro pas angazhimit të Mateo Musacchios e Leonardo Bonuccit.
Nga ana tjetër, Trabzon është pranë që të arrijë marrëveshje për transferimin e mesfushorit Sosa.
Ai nuk bën pjesë në planet e Vincenzo Montellas dhe pritet të kthehet në Turqi për katër milionë euro.
Sosa ka luajtur te Besiktasi gjatë viteve 2014-2016 dhe e njeh futbollin turk. /Telegrafi/