Cladio Bravo e ka cilësuar Pep Guardiolan si trajneri më të mirë në botë.
Kapiteni i Kilit ka theksuar se spanjolli është një trajner i mirë, por edhe një person i madh, i cili ulet pi kafe dhe ha mëngjes me ju, teksa iu pyet edhe për punët familjare.
“Unë mendoj se Guardiola është trajneri më i mirë në botë”, ka thënë Bravo për TVN, përcjell Telegrafi.
“Duke lënë mënjanë aspektin e trajnerit, nga pikëpamja personale, ai është një person i thjeshtë. Ai ulet dhe ha mëngjes me ju”.
“Ai mund të bisedoj me ju në lidhje me çështje të tjera përveç futbollit. Ai pinë një kafe me ju dhe ju pyet në lidhje me familjen tuaj”, përfundoi portieri kilian. /Telegrafi/