Menaxheri i ri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i interesuar për përforcimin e skuadrës së tij, pasi dëshiron sukses në sezonin e tij të parë në Ligën Premier.
Emri më i ri për përforcimin e skuadrës së tij është mbrojtësi i ri spanjoll, Hector Bellerin.
Sipas Todo Mercado Web, ish trajneri i Barcelonës dhe Bayerni Munichut, pëlqen jashtë mase lojën e mbrojtësit të Arsenalit, pasi ky i fundit mbulon mirë të dy fazat, mbrojtëse dhe sulmuese.
Megjithatë, ky transferim nuk do të jetë i lehtë, pasi Bellerin ishte njëri nga më meritorët që Arsenal përfundoi në pozitën e dytë në kampionat dhe Wenger vështirë se e lëshon.
Për Bellerin interesim ka shprehur edhe Barcelona, skuadra e tij e fëmijërisë.