Pep Guardiola bëri shaka për Lionel Messin ndërsa foli për Erling Haaland pasi sulmuesi i Manchester City shënoi një tjetër het trik me fanellën e “Qytetarëve”.
Të shtunën, City u përball me Burnleyn e menaxhuar nga legjenda e klubit Vincent Kompany, ndërsa ata kërkonin të rezervonin një vend në gjysmëfinalet e FA Cup.
Atë e arrite duke mposhtur Burnleyn me rezultat të thellë 6-0, ku sulmuesi norvegjez, Haaland, ishte vendimtar me tri gola të shënuar (32’, 35’, 59’).
Haaland përfundoi het-trikun e tij të dytë në katër ditë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 62-të të ndeshjes.
Pas ndeshjes, Guardiola ishte plot lëvdata për 22-vjeçarin, ndërsa bëri shaka edhe për Messin pasi ai hoqi Haalandin pas pesë golave të tij kundër RB Leipzig.
Pep Guardiola: “I substituted @ErlingHaaland so he doesn’t break [Lionel] Messi’s record…” [via @EmiratesFACup]pic.twitter.com/Cdb8yn8QUx
— City Xtra (@City_Xtra) March 18, 2023
Disa tifozë menduan se Guardiola e largoi atë në mënyrë që ai të mos thyente rekordin e Messit prej pesë golave në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
“Nuk e di numrin, ky djalë do të ketë një problem në të ardhmen, njerëzit presin çdo ndeshje që ai shënon tre ose katër gola dhe kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“E di që nuk i intereson sepse është kaq pozitiv, aq optimist, sa nuk ankohet kurrë dhe gjithmonë duket vetvetja. Ai është një kërcënim i jashtëzakonshëm, gëzimi i tij i jetës, ai është gjithmonë pozitiv, optimist, kjo i ndihmon shumë”.
“Tetë gola në katër ditë, luajta 11 vjet në Barcelonë dhe shënova 11 gola. E pabesueshme, e bëj zëvendësimin që ai të mos thyejë rekordin e Messit në FA Cup, prandaj”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/