Site icon Telegrafi

Guardiola: Nuk e kisha menduar se do të fitoja pesë kampionate në Angli, jemi të jashtëzakonshëm

Manchester City ka fituar titullin e nëntë në histori të klubit, derisa është i treti radhazi.

Për Citizens është titulli i pestë nën udhëheqjen e trajnerit spanjoll Pep Guardiola, i cili ka synim të fitoj Ligën e Kampionëve.

Pasi kanë festuar titullin e kampionit, Pep ka thënë se është e padrejtë që iu kërkohet me patjetër të fitohet Liga e Kampionëve për të marrë vlerësimet e merituara.

“Ndonjëherë është e padrejtë që të duhet të fitosh patjetër Ligën e Kampionëve në mënyrë që të marrësh të gjitha vlerësimet e merituara”.

“Megjithatë, e pranoj, e di se nuk do të jemi të kompletuar pa trofeun e Ligës së Kampionëve. Është mirë kur luan nën presion, për mua është e nevojshme”, tha Guardiola.

Tutje Pep ka thënë se nuk e kishte menduar se do të fitonte pesë kampionate në gjashtë vite te City dhe është një sukses i jashtëzakonshëm në Etihad.

“Ajo që kemi arritur është e jashtëzakonshme dhe këtë e dinë të gjithë kundërshtarët tanë. Ata e dinë se sa të jashtëzakonshëm jemi ne”.

Lexo po ashtu Dominim i frikshëm i Guardiolas me 11 tituj kampioni në 14 vjet – tre trajnerët e vetëm që arritën t’ia marrin titullin

“Nuk e kisha çuar ndërmend që do të fitoja pesë nga gjashtë kampionate, tashmë duket diçka normale, por është diçka e madhe dhe koha do ta tregojë”, deklaroi trajneri spanjoll.

City këtë edicion po kërkon ‘tripletën’ pasi përveç kampionatit të fituar ndodhet edhe në finalen e Kupës FA ku përballet me Man Utd si dhe në finalen e Ligës së Kampionëve ku do të takohet me Interin. /Telegrafi/

Exit mobile version