Site icon Telegrafi

Guardiola merr vendim pozitiv: Pranon kërkim-faljen e Toures

Pep Guardiola ka folur mbi situatën e krijuar mes tij dhe Yaya Toures.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk ka luajtur asnjë takim zyrtar me skuadrën e tij që prej emërimit të trajnerit spanjoll në krye të skuadrës, pasi ka pasur përplasje komentesh mes tij dhe agjentit të futbollistit.

Megjithatë, Toure ka kërkuar falje gjatë ditës së sotme tek trajneri dhe skuadra, duke u deklaruar i gatshëm të kthehet dhe ta ndihmoj klubin dhe kjo është pritur mirë nga Guardiola, i cili ka thënë që tani vetëm duhet të përqendrohet.

Lexo po ashtu Yaya Toure dorëzohet, i kërkon falje klubit dhe Guardiolës (Foto)

“Yaya është prezent në të gjitha takimet tona dhe të gjitha seancat tona të trajnimit”, ka thënë Guardiola për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

“Fola me të dhe kjo është e mirë, kjo është e gjitha. Tani ne duhet të përqendrohemi”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/

Exit mobile version