Kur mendohej se raportet mes Pep Guardiolës dhe Yaya Toures janë përmirësuar ka ardhur një gjest aspak i mirë nga spanjolli.
Mesfushori afrikan luajti dy ndeshje si titullar me Cityn, ndërsa ndaj Chelseat u la në stol.
Ishte duke u zhvilluar pjesa e dytë, kur afrikani u ngrit në këmbë dhe deshi të shkonte për tu nxehur.
Mirëpo në momentin që Guardiola e pa e turpëroi para të gjithëve duke e ulur përsëri në stol.
E kjo video po cilësohet si turpërim për afrikanin i cili kishte mbetur pa luajtur rreth katër muaj shkaku inateve që kishte me Guardiolën.
Gjithsesi spanjolli e aktivizoi disa minuta më vonë Yaya Touren por këtë gjë e bëri pa u nxehur fare lojtari.
Kjo video është shpërndarë jashtëzakonisht shumë nëpër rrjetet sociale, ndërsa tifozët akuzojnë Guardiolën për mos respekt ndaj Toures. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qh5ZoF2A9V4