Site icon Telegrafi

Guardiola: A e dini sekretin e suksesit tim? Unë do të ju them

Pep Guardiola fitoi Ligën Premier për herë të pestë me Manchester City këtë sezon dhe do të përpiqet të bëhet kampion i Evropës për herë të parë me klubin anglez.

Në një intervistë para ndeshjes së xhiros së fundit të Ligës Premier kundër Brentford, Guardiola zbuloi për një gazetare “sekretin” e suksesit të tij.

“A e dini sekretin e suksesit tim si trajner? Unë do t’ju them. Barcelona, ​​Bayern Munich, Manchester City. Ky është sekreti i suksesit të Pep. Messi, Leëandoëski, Haaland, Aguero. Ky është sekreti”.

 

“E dua nënën dhe gjyshin tim, por me ta nuk do të kisha fituar Ligën e Kampionëve, kjo është e sigurt”, ka thënë ai.

Guardiola fitoi një FA Cup dhe katër Carabao Cup me Man Cityn.

Lexo po ashtu Sacchi: Guardiola e di një gjë për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit

Në Barcelonë, ndër të tjera, ai fitoi tre La Liga, dy Liga të Kampionëve dhe dy herë Kupën e Mbretit.

Me Bayernin ka qenë tre herë kampion i Gjermanisë dhe dy herë ka fituar kupën./Telegrafi/

Exit mobile version