Site icon Telegrafi

​Gruda i PDK-së: LVV-së nuk i intereson zbardhja e rastit të Astrit Deharit

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se në përvjetorin e 8-të të vdekjes së Astrit Deharit, në vend që të punojë për zbardhjen e rastit të tij, kanë organizuar turne shahu dhe ping-pongu.

Gruda ka shkruar në Facebook se pas katër vitesh në pushtet, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të ndriçuar këtë rast, por përkundrazi, kanë zhdukur mostrat e tij dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë.

“E kam thënë në fillim të mandatit të kësaj Qeverie dhe disa herë të tjera: ata nuk duan të zbardhin rastin Dehari, sepse vetëm të pazbardhur mund të vazhdojnë ta përdorin politikisht”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version