Sulmuesi anësor belg, Yannick Carrasco ka përfunduar në radarin e skuadrës së madhe angleze, Manchester Unitedit.
Carrasco ka luftuar për t’u përshtatur me jetën në Kinë dhe aspak nuk ia ka dalë të ambientohet.
Ylli belg u bashkua me Dalian Yifang nga Atletico Madrid, por ai tani dëshiron të kthehet në Evropë.
Klubi i fundit i interesuar për shërbimet e Carrascos mendohet të jetë ai anglez, Manchester Unitedit.
Sipas mediumit A Bola, gruaja e lojtarit e ka zbuluar lajmin se Djajtë e Kuq janë të interesuar në Carrascon.
“Ata [Unitedi] janë të interesuar”, thuhet të ketë thënë gruaja e yllit belg.
25-vjeçari ka qenë gjithashtu i lidhur edhe me Arsenalin në Ligën Premier, si dhe me klube të ndryshme në Gjermani, Spanjë dhe Itali.
Klube si Bayern Munichu, Milani dhe Sevilla janë lidhur me transferimin e 25-vjeçarit, i cili mendohet të kushtojë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/