Jack Grealish ka shpërndarë pamjet e mirëseardhjes së Erling Haaland në Manchester City, duke përfshirë fjalimin e shkurtër dhe të ëmbël të sulmuesit.
Haaland është padyshim nënshkrimi më i madh i verës, edhe nëse ai nuk është më i shtrenjti, dhe tifozët e klubit mezi presin të shohin atë në fushë.
Tifozët padyshim që presin që 22-vjeçari të vazhdojë rekordin e tij jashtëzakonisht të egër të golave në karrierën e tij deri më tani.
Është interesante që duket se nënshkrimi i ri tashmë po krijon shoqëri me disa nga lojtarët e Citytn, e në veçanti me Grealish, i cili iu bashkua klubit verën e kaluar.
Grealish ishte gjithashtu i dukshëm në videon e mirëseardhjes së Haalandit, duke e incizuar atë gjatë fjalimit të tij, që është zakon në klube për secilin transferim të ri.
Në atë fjalim, Haaland falënderoi në mënyrë specifike bashkëlojtarët për mirëpritjen dhe stafin fizik, pasi historia e tij me dëmtime është e njohur dhe ai dëshiron ta lë pas vete për të mos penguar atë t’i tregojë aftësitë e shkëlqyera në Angli.
Fjalimi i sulmuesit norvegjez krijoi të qeshura, ndërsa Grealish dhe disa nga bashkëlojtarët nuk hezituan ta thërrisnin emrin e tij kohë pas kohe. /Telegrafi/
“HAALAND HAALAND!”
Jack Grealish provides a behind-the-scenes insight into @ErlingHaaland’s #ManCity welcome on Instagram! 😂💙 pic.twitter.com/Hga9THluY5
— City Xtra (@City_Xtra) July 21, 2022