Telegrafi

Granit Xhaka merr çmimin si ‘Lojtar i ndeshjes’ nga UEFA – statistikat e tij në përballje me Hungarinë

Granit Xhaka bëri paraqitje brilante ndaj Hungarisë duke u zgjedhur nga ekspertët e UEFA-s si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Zvicra fitoi me rezultat 3-1 me golat e shënuar nga Kwadwo Duah, Michel Aebischer dhe Breel Embolo, ndërsa Barnabas Varga shënoi për hungarezët.

Kapiteni dhe lojtari kryesor i Zvicrës, Granit Xhaka ishte totalisht dominues në mesfushë, duke bërë 79 pasime të sakta nga 88 sa tentoi. Nga topat gjatë, ai nga tre të tillë kompletoi po aq.

Ai kishte katër pasime kyçe dhe një gjuajtje brenda kuadratit të cilën me mund e priti Peter Gulasci.

Sipas, SofaScore, ndërhyje në top Xhaka i kishte tri, bllokoi edhe një gjuajtje, ndërsa në duele ishte monstruoz, duke fituar gjashtë nga shtatë sa i kishte.

Zvicra dhe Gjermania kanë nga tri pikë, ndërsa Skocia dhe Hungaria janë pa pikë në grupin A. /Telegrafi/