Mesfushori i Real Sociedadit, Esteban Granero, ka pohuar se i ka premtuar ish-bashkëlojtarit te Real Madridi, Alvaro Arbeloas, se do ta mposhtin Barcelonën.
Një gol i vetëm nga Oyarzabal ishte i mjaftueshëm për skuadrën vendase që ta mposhtë Barcelonën.
“Arbeloa është shoku im dhe e admiroj shumë. Unë kam biseduar me të dhe i kam premtuar se do ta mposhtim Barcën, e ne fituam”.
“Eshtë me rëndësi që mposhtëm Barcën, pasi morëm motivim shtesë”.
“Nuk mendoj nëse do të ndikojmë në La Liga apo jo, por jam i lumtur për ekipni tim. Nëse kjo i ndihmon Realit, atëherë më mirë, sepse Barca kanë qenë rivalët e mi të mëdhenj që nga fëmijëria ime”, u shpreh Granero. /Telegrafi/