Kolegët nga Jersey i Ishujve të Kanalit, luajtën me vdekjen duke ia hedhur njëri-tjetrit një granatë sikur të ishte top.
James Oliver është pronari i një kompanie që merret me pastrimin e mbeturinave të ngurta, që gjeti në një shtëpi, një predhë të Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.
Duke menduar se është lodër, 24-vjeçari ia hodhi atë kolegut dy vjet më të ri Connor Maher, i cili ia ktheu prapa.
Kështu vazhduan disa herë, para se të kuptonin që është e vërtetë dhe duhet të ftohej eksperti për ta aktivizuar në mënyrë të kontrolluar.
“Nuk mendova se është e vërtetë. E mbajtëm në pjesën e pasme të furgonit, duke vozitur me të tërë ditën”, ka thënë Oliver, i cili gjatë pastrimeve të ndryshme kishte gjetur edhe armë.
Vetëm pasi ai ia tregoi granatën një miku që ka shërbyer në polici, atëherë nisi të aktivizohej alarmi.
“I thash si me mahi, se e kam gjetur një granatë. Fillimisht nuk më besoi, por kur e pa, telefonoi menjëherë policinë”, ka shtuar ai.
Ekspertët e shpërthimeve të kontrolluara, e kanë marrë predhën që ishte në gjendje shumë të mirë, për ta aktivizuar në një hapësirë të sigurt.
Ai ka kontaktuar me pronarët e shtëpisë ku e gjeti, por ata as që e kishin pasur idenë, që ka pasur ndonjë granatë në pronën e tyre. /Telegrafi/