Site icon Telegrafi

Gosens me fjalim emocional falënderon Atalantan pas kalimit te Interi

Robin Gosens ka zgjedhur fanellën me numrin 18 te Interi dhe i ka dërguar një mesazh të ëmbël lamtumire Atalantës përpara se të shpjegojë se pse kaloi në “San Siro”.

Mbrojtësi i krahut përfundoi transferimin e tij sot si huazim me detyrimin blerje për 25 milionë euro.

“Kanë kaluar më shumë se katër vjet që kur mbërrita në Atalanta si një i ri i panjohur”.

 

“Ky klub më dha mundësinë për të luajtur në Serie A dhe besimin për t’u rritur si lojtar dhe mbi të gjitha si njeri. Që në minutën e parë kam dhënë gjithçka për këtë fanellë dhe Bergamo do të jetë gjithmonë një qytet i veçantë për mua dhe familjen time. Kam pasur përvoja të pabesueshme këtu, kam gjetur miq për jetën dhe djali im ka lindur gjithashtu këtu!”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Gosens lojtar i Interit

“Pra, faleminderit tifozëve që më kanë mbështetur gjithmonë, faleminderit shokëve të skuadrës që më ndihmuan të rritem në çdo seancë stërvitore, faleminderit stafit që besoi tek unë dhe faleminderit klubit që më dha mundësinë të luaja në një ligë të madhe”.

“Megjithatë, në futboll ka mundësi që vijnë vetëm një herë dhe kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur që nënshkrova për Interin!”.

 

“Shpresoj se e keni vlerësuar punën dhe përpjekjen time. Ciao, Robin.”, ka shkuar gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version