Alphabet që është kompania mëmë e Google ka njoftuar se do të pushojë nga puna 12 mijë punëtorë.
Shefi i Google, Sundar Pichai me anë të një e-maili dërguar personelit është shprehur se ai merr “përgjegjësinë e plotë” për shkurtimet e fundit.
Këto largime do të prekin 6 për qind të fuqisë punëtore të kompanisë në mbarë botën, duke përfshirë edhe ekipin e burimeve njerëzore dhe të inxhinierinë.
Ky vendim vjen disa ditë pasi Microsoft ka njoftuar se do të reduktoj 10 mijë vende të punës dhe një javë pasi Amazon njoftoi për shkurtimin e 18 mijë pozitave.
“Derisa ky tranzicion nuk do të jetë i lehtë, ne do të mbështesim punëtorët, ndërsa ata kërkojnë mundësinë për një të ardhshme”, ka shkruar Pinchai.
Shkurtimet e vendeve të punës nga sektori i teknologjisë po rritet, pasi kompanitë që udhëhoqën tregun 10-vjeçar të rritjes ekonomike po ballafaqohen me një realiteti të ri.
Nga 15 kompanitë kryesore të teknologjisë, numri i punëtorëve që është larguar gjatë vitit 2022 është 63,780. /Telegrafi/