Si pjesë e prezantimit të Pixel Watch, Google ka dhënë detaje se pajisja Wear OS do të marrë përditësime për “të paktën” 3 vjet.
Kjo periudhë fillon “që kur pajisja u bë e disponueshme për herë të parë në Google Store në SHBA”. Gjenerata e parë Pixel Watch do të marrë “përditësime të garantuara të softuerit të paktën” deri në tetor 2025, raporton 9to5google.
Google thotë se “përditësimet e softuerit përfshijnë përditësimet e sigurisë së Google Pixel Watch dhe mund të përfshijnë edhe veçori e përditësime të tjera të softuerit”, përcjell Telegrafi.
Me orët dhe “Përditësimet e garantuara të softuerit”, kompania nuk po bën dallimin e telefonit midis “Përditësimeve të garantuara të versionit Android” dhe “Përditësimeve të garantuara të sigurisë”.
Wear OS 3.5 bazohet në Android 11 dhe e kaluara do të sugjeronte se lansimi tjetër i madh i Wear OS është ndërtuar nga Android 13.
Megjithatë, shumica e përditësimeve në platformnën e orëve të mençura shpërndahen si aplikacione ose shërbime nëpërmjet Play Store. /Telegrafi/