Manchester Unitedi është duke u lidhur me mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Barça mund të zgjedhë të largojë yllin portugez, Gomes, gjatë muajit të ardhshëm, gusht.
Trajneri i ri i skuadrës, Ernesto Valverde thuhet se ndjen se gjigantët e La Ligës kanë shumë mesfushorë në skuadër.
Dhe prandaj ai është i gatshëm ta shesë atë në mënyrë që të rrisë disa fonde shtesë nga transferimet për tu forcuar diku në pozitat tjera.
Jose Mourinho është një tifoz i madh i 23-vjeçarit Gomes, dhe besohet të jetë duke e monitoruar situatën me kujdes.
Vlen të theksohet se Unitedi gjithashtu ka arritur marrëveshje transferimi për mesfushorin Nemanja Matic, i cili erdhi nga Chelsea për 40 milionë funte apo rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/