Site icon Telegrafi

Golden State Warriors triumfon me vështirësi ndaj Minnesota Timberwolves, fitore ka marrë edhe Miami Heat

Golden State Warriors ka fituar me një rezultat të ngushtë ndaj Minnesota Timberwolves, 113-104.

Çereku i parë ishte i barabartë, pasi përfundoi 22-22, ndërsa në të dytën ishin vendasit që triumfuan me rezultat 35-21.

Në pjesën e dytë, çerekun e tretë e fitoi përsëri Golden State me rezultat 27-24, për ta humbur më pas çerekun e katërt me 29-37.

D’Angelo Russell ishte më i miri i këtij takimi me 30 pikë të shënuara, e që pas tij ishte bashkëlojtari i tij Alec Burks me 25, gjersa pas tyre u rëndit Andrew Wiggins me 22 pikë.

Humbje në këtë xhiro ka pësuar Portland Trail Blazers që është mposhtur me rezultat 102-94 nga New Orleans Pelicans.

Fitore me komode në këtë javë shënoi San Antonio Spurs që e mposhti Memphis Grizzles me rezultat 145-115.

Rezultatet e të gjitha takimeve:

Cleveland Cavalier 121- 118 Atlanta Hawks

Detroit Pistons 109-125 Philadelphia 76ers

Indiana Pacers 120-115 Toronto Raports

New York Knicks 115-121 Washington Wizards

Orlando Magic 103-95 Chicago Bulls

Miami Heat 107-104 Utah Jazz

https://twitter.com/MiamiHEAT/status/1209306534645248002

Phoenix Suns 111-113 Denver Nuggets

Sacramento Kings 104-113 Houston Rockets. /Telegrafi/

https://twitter.com/SacramentoKings/status/1209342180860448768

Exit mobile version