Site icon Telegrafi

Golden State Warriors dhe Minnesota Timberwolves shkëmbejnë lojtarët

Ka filluar afati kalimtar për shkëmbim të lojtarëve në elitën e basketbollit amerikan, NBA.

Dy skuadrat e njohura, Golden State Warriors dhe Minnesota Timberwolves kanë bërë një shkëmbim të madh.

Fundori i deritashëm i Warriors, D’Angelo Russell ka kaluar në radhët e Minnesota Timberwolves.

Ndërkohë rrugën e Russell e kanë ndjekur edhe Jacob Evans si dhe Omari Spellamn.

Në anën tjetër te Warriors është transferuar Andrew Wiggins nga Wolves, si dhe ish-kampionët e NBA kanë marrë zgjedhjen e raundit të parë dhe një zgjedhje të raundit të dytë nga Minnesota për vitin 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version