Gold AG dhe Albina Kelmendi kanë publikuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.
“Sa për mua” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.
Teksti dhe muzika është realizuar nga vet reperi me orkestrim nga Wirusi.
Ky projekt tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Arian Agushit (emri i vërtetë).
Ata vlen të ceket se vijnë me interpretim e performancë të mbrekullueshme në klip.
Kjo nuk është hera e parë që dyshja kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin, pasi kanë dhe një hit tjetër të quajtur “Prishtina”.
Besohet që edhe kjo prurje e re do të pëlqehet nga fansat e publiku. /Telegrafi/