Site icon Telegrafi

Gol dhe asistim, Arbnor Muja po kthehet në versionin e tij më të mirë – shpallet lojtar i ndeshjes 

Arbnor Muja ka arritur të kap formën dhe pozitën e titullarit te Samsunspor, duke shënuar edhe golin e parë dhe duke asistuar një tjetër.  

Muja ka shënuar gol dhe ka asistuar në ndeshjen ndaj Hataysporit, në javën e katërt në Superligën e Turqisë, ku skuadra e tij fitoi 3-0 si mysafir. 

Golin për 1-0 erdhi në minutën e 37-të, ku para se të shënonte, Muja bëri një driblimi fantastik në zonë. 

Në minutën e 51-të erdhi edhe asistimi i tij që e qoi rezultatin në 2-0. 

Muja në këtë ndeshje ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa u kthye në enigmë të pazgjidhur për kundërshtarin, pasi ai kompletoi gjashtë nga gjashtë tentimet për driblim. 

Përveç golit dhe asistimit, Muja kishte dhe tre pasime kyçe dhe dy gjuajtje në portë, ndërsa nga SofaScore u vlerësua me notën 9.2. 

Muja gjatë janarit kompletoi transferimin e tij befasues nga Antwerp te Samsunspor, ndërsa humbi pastaj edhe vendin te Shqipëria për Euro 2024. /Telegrafi/    

 

Exit mobile version