Tottenham janë të interesuar që të sjellin Diego Godinin nga Interi në këtë verë, pasi Jose Mourinho e do mbrojtësin uruguaian.
Ish-trajneri i Interit, tani në krye të Spurs, ishte përpjekur të mbrojtësin në Old Trafford gjatë periudhës sa ishte trajner i Manchester United.
Antonio Conte e solli ish-yllin e Atletico Madridit në Giuseppe Meazza verën e kaluar, por veterani nuk ka qenë në gjendje të bindë në Milano dhe Interi mund të ishte i gatshëm ta shiste 34-vjeçarin pas vetëm një sezoni.
Godin ka luajtur 17 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe Tuttosport zbulon se Mourinho aktualisht po monitoron situatën e tij.
Tottenham mund të përballet me konkurrencë Nga Manchester United.
Edhe nga Spanja ka interesim për të, pasi Valencia është në ndjekje të tij me Godin që kinse është i interesuar për një rikthim në Spanjë. /Telegrafi/