Një zjarr i shkaktuar nga një goditje rrufeje në një objekt magazinimi të naftës shpërtheu në mënyrë të pakontrolluar të shtunën në qytetin e Matanzas.
Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, katër shpërthime dhe flakët plagosën rreth 80 njerëz dhe lanë 17 zjarrfikës të zhdukur, thanë autoritetet kubane.
Zjarrfikësit dhe specialistë të tjerë po përpiqeshin ende të shuanin zjarrin në “Bazën e Supercisternës Matanzas”, ku zjarri filloi gjatë një stuhie të së premtes mbrëma, tha Ministria e Energjisë dhe Minierave.
10:00am: ⚠️ #UltimoMinuto‼️
🏥 El hospital provincial Comandante Faustino Pérez refiere que la cifra de lesionados aumenta a 77 personas.
‼️ Se encuentran desaparecidas 17 personas.
✍️ Gabriel Torres Rodríguez
📸 Raúl Navarro #FuerzaMatanzas #GobMtz #Radio26 pic.twitter.com/POEKxYlTjq— Gobierno Provincial del Poder Popular en Matanzas (@gpppmatanzas) August 6, 2022
Qeveria tha më vonë se kishte kërkuar ndihmë nga ekspertë ndërkombëtarë në “vendet mike” me përvojë në sektorin e naftës.
Agjencia zyrtare Kubane e Lajmeve tha se rrufeja goditi një cisternë, duke shkaktuar një zjarr dhe zjarri më vonë u përhap në një të dytë.
Ndërsa helikopterët ushtarakë fluturonin lart duke hedhur ujë mbi flakët, kolona e dendur e tymit të zi dilte nga objekti dhe u përhap në perëndim më shumë se 100 kilometra (62 milje) drejt Havanës. /Telegrafi/
Momento en el que Socorristas y Ambulancieros corren durante la explosión en Incendio de Matanzas . pic.twitter.com/7vLHieYD3Y
— 🌻Jessi🌻🇨🇺🇺🇸🇨🇦 (@Jessi_Cuban) August 6, 2022