Site icon Telegrafi

Gnabry drejt rikthimit në Ligën Premier, dy top klube po mendojnë transferimin e tij

Serge Gnabry mund të rikthehet në Ligën Premier pas tetë viteve të kaluara në Gjermani.

Sulmuesi gjerman nuk është në planet e trajnerit Vincent Kompany dhe pritet të mbetet në bankën rezervë për sezonin e ri.

29-vjeçari po mendon largimin nga Bayerni dhe me gjasë do të rikthehet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Lexo po ashtu Eksod masiv tek Bayerni – gjashtë yje mund të largohen nga bavarezët këtë verë

Dy klubet e mëdha angleze, Arsenal dhe Newcastle United kanë shprehur interesim për transferimin e anësorit gjerman.

Vet Gnabry është i gatshëm për një lëvizje në Angli ku më parë ka luajtur për Arsenalin dhe West Bromwich Albion.

Lexo po ashtu Eksod te Bayern Munichu këtë verë – largohen shtatë futbollistë, vlera e të cilëve llogaritet 340 milionë euro

Nga ana tjetër synon që nga largimi i anësorit gjerman të fitojë 40 milionë euro. /Telegrafi/

 

Exit mobile version