Një grup i grave të moshuara nga Kentucky po e dëshmojnë se mund të bëheni më të mirë me moshën pasi postuan një rikrijim të performancës së Rihanna-s të Super Bowl.
Gratë të cilat jetojnë në një shtëpi kujdesi në Bowling Green po bëhen mega-virale me rikrijimin e e një pjese të shkurtër të koncertit, transmeton Telegrafi.
Në videon prej 12 sekondash, disa u veshën me të bardha dhe njëra prej tyre që po zëvendësonte Rihanna-n u vesh me ngjyrë të kuqe.
@arcadiasrlivingbg Our halftime show > Rihanna’s halftime show ?????? #seniorlivingcommunity #halftimeshow #SuperBowl #rihanna #fyp ♬ original sound – Brian Esperon
Ato krijuan skenën ku Rihanna këndonte këngën ‘Rude Boy’.
Videoja e shikuar në TikTok ka marrë tre milionë pëlqime deri më 27 shkurt. /Telegrafi/