Site icon Telegrafi

Gjyqtari i ndeshjes, Mervan Bejtullahu, sulmohet nga kryesia dhe lojtarët e Vëllaznimit

Mes tensioneve është mbyllur ndeshja e dytë e barazhit ndërmjet Trepçës ’89 dhe Vëllaznimit, ku fitore shënuan mitrovicasit me rezultat 4-2.

Me të përfunduar ndeshja futbollistë dhe zyrtarë të klubit gjakovar janë vërsulur drejt gjyqtarit kryesor Mervan Bejtullahu, i cili pavarësisht se ishte i mbrojtur nga forcat e sigurimit dhe Policisë së Kosovës ka pësuar disa goditje në tunelin që dërgon drejt dhomave të zhveshjes.

Situata dukej tejet e tensionuar qysh pas përfundimit të 45 minutave të parë, teksa drejtuesit gjakovarë ishin të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë.

Gjithçka eksplodoi me realizimin e golit të katërt të mitrovicasve, teksa pati edhe përjashtime nga stoli i gjakovarëve.

Më pas erdhën përjashtimet e futbollistëve Ylber Maloku te Trepça ’89 dhe Kushtrim Gashi te Vëllaznimi.

Stadiumi është zbrazur menjëherë teksa forcat e rendit po e bëjnë sigurimin e personave zyrtarë të ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version