Dy akt akuza të reja janë mirataur nga Gjykata Penale për rastet e PSP-së. Bëhet fjalë për lëndën “Trajektore” për provizionet e rrugëve kineze, ku të akuzuarit e parë janë ish-kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-ministri Mile Janakieski, së bashku me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Aktakuzat sipas komunikatës për ndarjen e lëndëve, i ka miratuar ish-kryetarja e gjykatës, Tatjana Mihajllova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa gjykatësja Lidija Petrovska ka miratuar aktakuzat për lëndën “Tarifa” për blerjen e softverëve për firmën ELEM.
Sipas PSP-së, aktakuzat në lëndën “Tarifa” janë ngritur pasi janë kryer keqpërdorime me pozitën zyrtare./Telegrafi/