Spitali “Zhan Mitrev” njofton se Gjykata Themelore Penale konfirmoi se nuk ka mangësi në funksionimin e Spitalit klinik “Zhan Mitrev”. Nga Klinika thonë se akuzat e MALMED-it lidhur me pretendimet për shkelje në punën e Klinikës Zhan Mitrev rezultuan të pabaza.
Në aktgjykim theksohet se nuk ka prova për shkelje të kryer. Sipas këtij konkluzioni, Gjykata Themelore Penale ka marrë aktgjykim lirues për spitalin klinik dhe për mjekun Zhan Mitrev në rastin me MALMED.
“Me këtë akt të pafajësisë vërtetohet se Spitali Klinik “Zhan Mitrev” edhe në periudhat më të vështira ka punuar sipas standardeve më të larta shëndetësore, në mënyrë transparente dhe në përputhje me metodat tashmë të vendosura dhe të lejuara të trajtimit, në vendin tonë dhe në botë”.
“Ky është vetëm një hap drejt vërtetimit të plotë të së vërtetës dhe gjendjes faktike për punën tonë dhe se gjithçka që është bërë në Klinikën “Zhan Mitrev” është bërë në interes të pacientëve dhe në përputhje me metodat dhe standardet e vendosura gjatë trajtimit”, thuhet në njoftimin e Klinikës “Zhan Mitrev”./Telegrafi/