Site icon Telegrafi

Gjuriq: Prishtina vazhdon të bëjë pengesa, por jemi duke ia arritur disi

Situata me furnizimin e serbëve në veri të Kosovës me produktet ushqimore bazë është ende shumë e vështirë, pasi Prishtina vazhdon të parandalojë dorëzimin e mallrave serbe në të gjitha mënyrat, tha sot i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

“Më së shumti do të doja të them se furnizimi i qytetarëve tanë në veri të Kosovës është normalizuar, por kam frikë se për shkak të këmbënguljes kokëfortë të Prishtinës për taksat e mallrave nga Serbia, situata nuk do të jetë normale edhe për një kohë. Prishtina vazhdon ta vështirësojë atë, por ne jemi duke ia arritur disi, “tha Gjuriq.

Biznesmenët nga veriu i Kosovës, të cilët furnizohen me mallra nga Serbia, javën e kaluar, në marrëveshje me pronarët e dyqaneve, organizuan një protestë paralajmërimi dyditore.

Prishtina zyrtare akuzoi Beogradin se dëshiron të krijojë krizë humanitare duke mbyllur dyqanet. Ndërkohë, produktet ushqimore serbe përsëri u shfaqën në dyqanet në veri të Kosovës, dhe presidenti Aleksandar Vuçiq ka shprehur pritje se Serbia në ditët e ardhshme do të përmirësojë situatën me furnizime. /KP/

Exit mobile version