Një person është gjuajtur me armë zjarri sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në Pejë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Sipas tij, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të veprimet e nevojshme për kapjen e personave që kanë kryer veprën penale.
“Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’, prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të gjitha veprimet e nevojshme dhe aktualisht është duke u kryer një punë intensive për kapjen e personit, apo personave për kryerjen e kësaj vepre penale”, ka thënë Nikçi.
Telegrafi po ashtu ka kontaktuar edhe zyrën për informim të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, mirëpo të njëjtit nuk janë të qasshëm.
Telegrafi do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin. /Telegrafi/