(E plotësuar) Një person është plagosur sot me armë zjarri në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.
“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit”, theksoi ajo.
Ahmeti tha se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim”, deklaroi Ahmeti.
Ndërkohë, Telegrafi ka mësuar se gjuajtja me armë zjarri ka ndodhur brenda një lokali.
– – – – – – –
Gjuajtje me armë zjarri ka pasur para disa minutave në Prishtinë, ku dyshohet se është plagosur një person.
Telegrafi mëson se të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në lagjen e Muhaxherve në Prishtinë. /Telegrafi/