Site icon Telegrafi

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Prizren – arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në lagjen Arbana në Prizren.

Në njoftim thuhet se nga i dyshuari është gjetur një armë dhe pistoletë me gaz.

“Me datë 20 Korrik 2022 rreth orës 21:00 ,  Stacionit Policor Prizren VERI është informuar se në një gazmend familjar në lagjen Arbana, Prizren, ka të shtëna me armë zjarri”, thuhet në komunikatën për media.

“Posa është marr informata, patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri ka shkuar në vend ngjarje. Nga policia është identifikuar personi që ka shtënë në ajër  si dhe është gjet një armë , pistoletë me gaz”.

Kundër të dyshuarit është filluar procedura penale për veprat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe  “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Tutje, bëhet e ditur se arma është sekuestruar dhe i dyshuari me urdhër të prokurori është dërguar në mbajtje policore për 48 orë.

“Për të vetëdijësuar qytetarët, policia disa herë ka pasur aktivitete promovuese me moton ‘Festo me zemër, jo me armë’ dhe përsëri ju bën thirrje qytetarëve që të mos përdoren armët e zjarrit sepse rrezikoni vetën dhe të tjerët”.

“Përdorimi i armës, qoftë edhe për gazmend, shkakton rrezik për qytetarët, andaj Policia e Kosovës  është përkushtuar fuqishëm që veprimet e tilla të mos tolerohen”. /Telegrafi/

Exit mobile version