Site icon Telegrafi

Gjobitet me 400 euro biznesi që vendosi reklamën mbi muralin e Nexhmije Pagarushës

Një biznes vendosi reklamën e tyre mbi muralin e Nexhmije Pagarushës, që u ‘rijetësua’ para tri javësh nga artistët e ‘Mural Fest Kosova’.

Menjëherë pas kësaj, gjatë ditës së sotme kanë ndërhyrë Inspektorati i Komunës së Prishtinës dhe Policia, për ta larguar reklamën.

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka njoftuar se pas heqjes së reklamës pala është dënuar me një gjobë prej 400 eurosh.

“Reklama u hoq, dhe pala u dënua! Uroj që të ngritët vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla!”, ka shkruar Tahiri në një status në Facebook.

Lexo po ashtu Hiqet reklama e vendosur mbi muralin e Nexhmije Pagarushës në Prishtinë

Kujtojmë që murali i Nexhmije Pagarushës u vendos në fillimi të nëntorit, në një objekti në rrugën “Qazim Hoxha”, në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version