Site icon Telegrafi

GJND-ja e konfirmon, mbahen seanca dëgjimore më 7 dhe 8 mars për luftën në Ukrainë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ka njoftuar se do të mbajë dy seanca dëgjimore gjatë javës së ardhshme, pas pretendimeve se Rusia po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë.

Ky organ nën juridiksionin e Kombeve të Bashkuara, ka konfirmuar sot se gjatë 7 dhe 8 marsit, do të mbajë seanca dëgjimore lidhur me luftën në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që Ukraina kë kërkuar që Rusia të jap llogari në GJND, për krimet e kryera mbi ukrainasit që nga fillimi i pushtimit të këtij vendi.

Në anën tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ditë më parë i kërkoi të gjitha organizatave ndërkombëtare që të ndërmarrin masa kundër Vladimir Putinit, i cili me ushtrinë e tij nuk po i kursen civilët në Ukrainë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version