Mario Balotelli është lojtari i cili ka shënuar golat e parë në dy dekadat e fundit në kampionatin italian, Serie A.
Sulmuesi italian është njëri nga talentet më të mëdhenj të dalë nga Serie A, por me kalimin e kohës menaxhimi i karrierës së tij nuk ka qenë më i miri.
Megjithatë, ‘Supermario’ gjithmonë ka arritur të lë shenjën e tij, aty ku ka luajtur.
Balotelli tani po njihet si lojtari i cili i hap dekadat e reja me golin e parë të shënuar.
Me 6 janar të vitit 2010, Balotelli, atë kohë sulmues i Interit, shënoi golin e parë të dekadës në fitoren 1-0 të ekipit të tij ndaj Chievos.
Sot (e diel), më 5 janar, sulmuesi italian u përkujdes përsëri për të shënuar golin e parë të dekadës, pasi i dha epërsinë ekipit të tij, Brescia në humbjen 2-1 nga Lazio. /Telegrafi/
📅 6th January 2010:
⚽ Inter 1-0 Chievo
🇮🇹 @FinallyMario scores the first @SerieA goal of the decade.📅 5th January 2020:
⚽ Brescia 1-0 Lazio
🇮🇹 @FinallyMario scores the first @SerieA goal of the decade.🤷♂️ Why always him? pic.twitter.com/jnKvykXiCP
— SPORF (@Sporf) January 5, 2020