Site icon Telegrafi

“Gjithçka që di është se mbijetova”: Ish-presidenti Bush thotë se ishte tronditur kur e zbuloi se kush i shërbeu darkën, gjatë një vizite të vitit 2006 në Rusi

Ish-presidenti amerikan George W. Bush ka thënë se ishte i tronditur kur zbuloi se Yevgeny Prigozhin – themeluesi i Wagner Group – i shërbeu atij darkë më shumë se 17 vjet më parë.

Ndërsa fliste në konferencën e Strategjisë Evropiane të Jaltës, Bush u pyet nëse e ndjente se lajmi i vdekjes së Prigozhin në një aksident aeroplani ishte “tronditës” për të.

Konferenca u mbajt në Kiev, por Bush u paraqit përmes një lidhje video.

“Jo, ajo që është tronditëse për mua është se pashë një foto një ditë tjetër të samitit të G8 në Shën Petersburg, ku ai ishte djali që më shërbente ushqimin”, ka thënë Bush, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Jo, këto pamje nuk vërtetojnë se Vladimir Putin mori pjesë në funeralin e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin

“Ai ishte kuzhinieri i Putinit dhe ishte në foto”, tha ish-presidenti duke buzëqeshur.

Bush tha se nuk e mbante mend ta kishte takuar personin personalisht.

“Gjithçka që di është se mbijetova”, shtoi ai.

Ish-presidenti u pyet më pas nëse ai mendonte se udhëheqësi rus Vladimir Putin mund të “mbijetonte” nga pasojat e luftës në Ukrainë nëse konflikti nuk përfundon në favor të Moskës.

Një foto e datës 14 korrik 2006, tregon momentin kur Bush dhe gruaja e tij, Laura Bush, takuan Prigozhin, kur çifti darkoi me Putinin.

Ata ishin në Pallatin Konstandin gjatë Samitit të 32-të të G8-ës në Shën Petersburg.

Lexo po ashtu Pamje që nxisin spekulime: Gruaja e sozisë së Prigozhinit viziton ‘varrin e shefit të Wagner një ditë pas funeralit’

Kjo ishte hera e parë që Rusia priti një takim të G8-ës.

Në atë kohë, si Uashingtoni ashtu edhe Moska po diskutonin hapjen e mëtejshme të tregtisë midis dy kombeve dhe mundësinë e anëtarësimit të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Në ato ditë, Prigozhin kishte fituar pseudonimin “kuzhinieri i Putinit”, sepse i ofronte shërbime liderit rus. Kompania e tij, Concord, ndihmoi në organizimin e banketeve shtetërore. /Telegrafi/

Exit mobile version