Please enter at least 3 characters.

Gjiko publikon pamje nga projekti i ri

2019/08/Gjiko1.jpg

Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko, është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Reperi ka publikuar pamje nga xhirimet e klipit të ri, të cilin do ta sjellë për fansat e tij.

"Projekti i ri është shumë 'sick'", ka shkruar Gjiko në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

Bashkëpunimi me Butën, "My Bro", është një prej realizimeve më të fundit muzikore të reperit nga Peja.

Videoklipi i asaj kënge u lansua në fund të muajit korrik dhe tashmë numëron afro tre milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/