Çifti i njohur i showbizit, Gjiko dhe Elita Rudi, kanë nisur pushimet e para për këtë verë.
Ata si destinacion të këtij udhëtimi kanë zgjedhur Afrikën, një vend tashmë i frekuentuar nga një pjesë e madhe e shqiptarëve.
Dyshja kanë ndarë pamje nga ky udhëtim i tyre, i cili duket se veçse ka nisur për ta.
Të njëjtit kanë eksploruar vende të ndryshme, në bazë të asaj që kanë ndarë nëpër rrjete sociale.
Elita dhe Gjiko vlen të ceket se janë ndër çiftet më të pëlqyera e më të dashura për publikun.
Ata kanë bashkë dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.
Gjiko këtë periudhë ka sjellë një projekt të ri në bashkëpunim me djalin e tij, Zërin, njëherësh të parin për të. /Telegrafi/