Frank Kramer është shkarkua nga posti i trajnerit të Schalkes pas vetëm katër muajsh.
Arsyeja është se humbja e thellë në Hoffenheim (5-1) në Kupën e Gjermanisë, që ishte tashmë humbja e tij e shtatë në 12 ndeshje.
Gjiganti historik i futbollit gjerman pati një fillim katastrofik të sezonit, pasi në 10 xhiro të Bundesligës, kanë vetëm gjashtë pikë dhe është i parafundit.
#S04 have relieved head coach Frank Kramer of his duties with immediate effect.
We would like to thank him for his professionalism and commitment and wish him all the best for the future.
— FC Schalke 04 (@s04_en) October 19, 2022
Dy fitoret e vetme që ka arritur janë kundër Bochumit të vendit të fundit dhe në kupë kundër Bremerit të nivelit të katërt të futbollit gjerman.
Mediat gjermane shkruajnë se trajneri i ri i Schalkes do të jetë Thomas Reis, deri pak kohë më parë trajner i Bochum.
Ai do të bëhet trajneri i nëntë i Schalkes në tre vitet e fundit.
Klubi i famshëm gjerman me mbi 160 mijë anëtarë u rikthye në elitë këtë verë, por duket qartë se është larg ditëve të lavdisë, që i solli shtatë tituj gjermanë, pesë kupa dhe një Kupë UEFA. /Telegrafi/