Site icon Telegrafi

Gjiganti francez përgatit ofertën për Joveticin

Olympique Marseille është i gatshëm të bëjë një ofertë për “të përjashtuarin” e Interit, Stevan Jovetic, shkruan gazeta franceze L’Equipe.

Ndonëse ‘Jo-Jo’ tregoi se ai synonte të qëndronte pas shënimit në një miqësore kohëve të fundit, reprezentuesi i Malit të Zi nuk është pjesë e planeve të Luciano Spallettit.

Ai sapo u kthye nga një huazim gjashtëmujor te Sevilla, por ata refuzuan të përmbushnin çmimin e kërkuar për ta blerë atë përgjithmonë.

Lexo po ashtu Jovetic mund të rikthehet te Sevilla

Objektivi i parë i Marseillet ishte Olivier Giroud, por ata nuk mund të pajtohen me Arsenalin, ndërsa Milani dëshironte të paktën 20 milionë euro për Carlos Baccan.

Jovetic do të kushtojë rreth 15-20 milionë euro dhe konsiderohet shumë më i lehtë për skuadrën nga Ligue 1.

Ai gjithashtu ka qenë i lidhur me një kthim potencial në Fiorentina. /Telegrafi/

Exit mobile version