Akrobati i paemëruar, ka provuar të kalonte sipër dy shkëmbinjve në Nazare të Portugalisë, derisa deti ishte i trazuar dhe me valë të rrëmbyeshme.
Për më keq, ai nuk kishte vendosur litar të tendosur, por një mjet tjetër që ishte më i lirë dhe vështirëson lëvizjen, transmeton Telegrafi.
Turistët që ndodheshin aty, filmuan një pjesë të lëvizjes së tij, kur përpiqet të mbajë balancën, por sërish bie.
Megjithëse me shumë vështirësi, akrobati ia ka dalë të dilte në cepin tjetër, pasi rrëzohej vazhdimisht shkaku i kushteve të papërshtatshme. /Telegrafi/