Site icon Telegrafi

Gjesti dhe Albos sjellin duetin e ri “Injorante”

Foto: Gjesti/YouTube

Gjesti dhe Albo kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

“Injorante” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është një baladë e miksuar mes zhanreve hip-hop dhe R&B.

Muzika dhe masteringut janë realizuar nga Albos, i cili gjithashtu ka shkruar një pjesë të tekstit në bashkëpunim me Gjestin, duke shkruar secili pjesët e tyre përkatëse.

Foto: Gjesti/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, i cili ka pjesërisht skena të ftohta që i përshtaten edhe ritmit dhe tematikës së këngës.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksioni kosovar, Imagine Films.

Si gjesti dhe Albos, ka tash e sa kohë që shquhet si ndër prurjet e reja më interesante në rrymën hip-hop dhe pop-muzikës vendore. /Telegrafi/

Exit mobile version