Please enter at least 3 characters.

Gjermania investon 110 milionë euro në bazat ushtarake në Lituani

2019/02/5c5857784c96bb6a678b4567.jpg

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se vendi i saj do të investojë 110 milionë euro deri në fund të 2021 në përmirësimin e bazave ushtarake në Lituani, si pjesë e angazhimit të Gjermanisë për të mbrojtur aleatin e saj.

"Ne duam të bëjmë të qartë se Lituania nuk është e vetme dhe nuk do të mbetet vetëm. Kurrë më nuk duhet që ky vend të sakrifikojë lirinë dhe pavarësinë e tij", u tha gazetarëve Ursula von der Leyen gjatë një vizite që u bëri forcave gjermane në Lituani.

"Ne do të qëndrojmë këtu me Forcat e Armatosura gjermane për aq kohë sa na nevojitet dhe për aq kohë sa kërkohet situata e sigurisë", shtoi ajo.

Gjermania udhëheq forcat e NATO-s, të përbëra nga 1,200 ushtarë nga 10 vende të dërguara në Lituani dy vjet më parë, si pjesë e përpjekjeve të Aleancës Veri-Atlantike për të përforcuar pozicionin e saj përgjatë kufijve në Evropën Lindore pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014.

Lituania, ish-republikë sovjetike, u bashkua me NATO-n me dy shtetet tjera baltike, Letonia dhe Estonia, dhe disa vende të tjera ish-komuniste në 2004.