Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan një qytetar ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Qytetari ka njoftuar se përderisa ishte duke punuar në oborrin e tij ka hasur në këtë mjet.
Njësia për deminim e KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit.
Nuk raportohet për ndonjë incident. /Telegrafi/