Site icon Telegrafi

Gjendet kapsula radioaktive e humbur në Australi

Një kapsulë radioaktive e vogël por potencialisht vdekjeprurëse e humbur gjatë transportit nga kamioni Rio Tinta, është gjetur gjatë rrugës midis Newman dhe Perth.

Ministri i Shërbimeve Emergjente në Australi, Steven Dawson, tha se kapsula u gjet sot në mëngjes rreth 50 kilometra në jug të qytetit të Newman, transmeton Telegrafi.

“Dua të theksoj se ky është një rezultat i jashtëzakonshëm”, tha Dawson në një konferencë për shtyp.

Kapsula që u zhduk diku në perëndim të Australisë, përmban një sasi të vogël cezium-137 radioaktiv, i cili në rast kontakti mund të shkaktojë sëmundje të rënda.

Kapsula u transportua me kamion nga miniera në veri të Newman në periferinë lindore të Perthit, midis 10 dhe 16 janarit.

Ndryshe, cezium-137 është një substancë që përdoret zakonisht në operacionet minerare. /Telegrafi/

 

Exit mobile version