Në Mbretërinë e Bashkuar 109 gra janë vrarë gjatë 12 muajve të fundit, ku autori ose i dyshuari për vrasjen e tyre ishte një burrë.
Deputetja laburiste Jess Phillips lexoi të enjten listën e 109 viktimave në dhomën e Commons në Britani, transmeton Telegrafi.
Familjet e viktimave, duke përfshirë grupin e sapoformuar Killed Women reaguan me zemërim për faktin se vetëm tre deputetë meshkuj ishin të pranishëm për leximin e emrave një ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Julie Devey, një bashkëthemeluese e Killed Women, tha se ajo dhe familjet e tjera në grup kishin qëndruar ndërsa emrat u lexuan për të treguar solidaritet me gratë e vrara dhe me familjet e tyre.
Phillips lexoi emrat e 109 grave të vrara nga burrat ose ku një burrë ishte i dyshuari kryesor. Viktima më e re ishte 15 vjeçe ndërsa më e moshuara ishte 92 vjeçe.
Në Kosovë po ashtu është alarmante vrasja e grave pasi vetëm në vitin 2022 ishin tre viktima. Nga viti 2010, në Kosovë janë raportuar 50 gra të vrara nga familjarë të tyre. /Telegrafi/