Nevojat nutricionale të femrave ndryshojnë përgjatë ciklit menstrual dhe luhatja hormonale nuk është arsyeja e vetme për këtë.
Ato gjithashtu humbin shumë minerale dhe vitamina përmes gjakderdhjes, transmeton Telegrafi.
Në mënyrë që t’i rikuperoni këto humbje, ekspertët rekomandojnë një dietë të balancuar në përputhje me menstruacionet.
Produktet e caktuara mund t’ju ndihmojnë t’i mirëmbani nivelet e shëndetshme të elementeve dhe t’i luftoni dukuritë si dhimbjet menstruale, ënjtjet, dhimbjet e kokës, marramendjet, lodhjen, etj.
Ushqimet që duhet t’i hani gjatë periodave
1: Brokoli
Hekuri është minerali që e humbni më së shumti gjatë gjakderdhjes menstruale.
Brokoli mund t’ju ndihmojë ta kompensoni këtë humbje.
Përveç hekurit, brokoli është i pasur edhe me fibra, magnez dhe kalium të cilët ndihmojnë në zvogëlimin e fryrjes së barkut, e rregullojnë sistemin e tretjes dhe i relaksojnë muskujt.
2: Bananet
Bananet mund të jenë opsioni më i mirë gjatë menstruacioneve.
Këto janë të mbushura me kalium, magnez dhe fibra.
Ato do t’ju ndihmojnë t’i menaxhoni lëvizjet e parregullta të zorrëve, diarrenë dhe ta mposhtni dëshirën për të konsumuar ushqime të tepërta, shkruan Bright Side.
3: Çokollata e zezë
Nëse ju nevojitet një arsyetim për të ngrënë më shumë çokollatë, ja ku e keni!
Çokollata e zezë përmban shumë minerale të shëndetshme si hekuri, magnezi, antioksidantë dhe flavanole.
Kjo e fundit e përmirëson qarkullimin e gjakut dhe i relakson enët e gjakut.
Mos të flasim për kualitetin magjik të çokollatës e cila e rritë disponimin.
4: Salmoni
Salmoni duhet të përfshihet në çdo dietë që konsiderohet e shëndetshme sepse përmban acide yndyrore omega-3 dhe është e mbushur me proteinë.
Prandaj hani salmon për ta zvogëluar inflamacionin, për t’i lehtësuar dhimbjet menstruale dhe për ta rregulluar ciklin.
5: Xhenxhefili
Xhenxhefili është i mirë për ta kontrolluar inflamacionin por ndihmon edhe në zvogëlim të dhimbjes menstruale.
Shtoni xhenxhefil të freskët çajit nëse vuani nga problemet në zonën e abdomenit.
6: Portokajtë dhe limonët
Hani më shumë pemë për të marrë më shumë vitamina dhe për ta zvogëluar dëshirën që të hani gjëra të ëmbla gjatë menstruacioneve.
Në veçanti pemët citrike janë shumë të mira.
Përveç vitaminave, ato përmbajnë shumë fibra dhe ujë.
Ndërkaq ushqimet të cilat duhet t’i shmangni gjatë menstruacioneve janë:
– Qumështi
– Bonbonet dhe gjërat e ëmbla
– Kafeina
– Ushqimet e djegësta. /Telegrafi/