Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të premte në rrugën Gurrakoc-Klinë, konkretisht në fshatin Zallq të Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Gjashtë persona janë lënduar nga aksidenti që ndodhi në orën 17:30 në aksin rrugor Gurrakoc- Klinë, në fshatin Zallq. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, ka deklaruar Gashi. /Telegrafi/